Categories Lajme

Në 4 vite u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët kërkojnë që femicidi të jetë vepër penale më vete

Shifrat më të ulëta i përkasin vitit 2024, me 5 vrasje dhe tre prej tyre femicid. Megjithatë, edhe pse fataliteti i ulët, sipas një raporti të Avokatit të Popullit në këtë vit janë raportuar 18 raste të dhunës ekstreme ndaj grave dhe vajzave. Në 72% të rasteve (13 nga 18), viktimat kishin përjetuar dhunë të mëparshme nga autori, gjë që tregon se dhuna fatale është shpesh një përshkallëzim i abuzimit të vazhdueshëm.

“Të përfshihet femicidi si vepër e veçantë penale. Ofrimi i mbështetjes ekonomike. Mbështetje të posaçme për fëmijët si dhe për masa të parandalimit të vrasjeve dhe dhunës”, deklaroi Vilma Shurdhi, komisionere, Avokati i Popullit.

Motivet kryesore që çojnë në dhunë dhe fatalitet lidhen me dëshirën për kontroll dhe xhelozinë.

“Krimi ndaj gruas ndodh kryesisht brenda familjes. Ajo është viktimë e partnerit, më pak e babait dhe vëllait. Kjo tregon një problematikë të natyrës sa të marrëdhënies dhe mentalitetit. Shpesh herë burrat e kanë tejet të vështirë të gjejnë gjuhën e komunikimit ku bashkëshortja ka një tjetër mendësi prej tij”, pohoi Entela Binjaku, sociologe.

Mbi gjysma e ngjarjeve të dhunës ndaj grave raportohen në zonat rurale, rreth 56%. Sipas sociologëve, kjo është pasqyrim i realitetit patriarkal që mbizotëron ende.

“Lidhet me mentalitetin e zonës, papërputhshmërinë e partnerëve në çift. Lidhet edhe me dëshirën për të jetuar në një mënyrë të re, por që ato traditat nuk e lejojnë. Në zonat rurale ka edhe vështirësi, ndonjëherë është edhe mendësia që burri është ai që udhëheq familjen”, tha Binjaku.

Ndodhur në këtë realitet, ku gratë dhe vajzat bien viktima shpesh si pasojë e një dhune të vazhdueshme, ekspertët rekomandojnë nevojën urgjente të përmirësimit të kuadrit ligjor mbi femicidin si dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME