Biznesmeni Flamur Duçi u gjet i vd.ekur mëngjesin e sotëm në ambientet e lokalit të tij. Ai kishte në trup shenja dj.egie dhe ishte p.r.erë me thi.kë. Për këtë ngjarje tr.onditëse kanë folur edhe fqinjët e tij, të cilët ngrenë dyshimet se 45-vjeçari mund të jetë vr.arë nga familjarët e ish-gruas së tij me të cilën ishte ndarë dhe kishte dy vajza.
“Ata ia kanë bërë. Gruaja është në Francë. Nuk i pëlqenin shqiptarët. Çfarë i kanë bërë. Ata e kanë bërë me nge, e kanë çarë me thika e kanë djegur. I vuajtur tërë jetën, çfarë i kanë bërë. Në 6 të mëngjesit ia kishin bërë. Trupi ishte jashtë marketit. Ça do i grabisnin, çfarë lekësh kishte ai, ku t’i gjente lekët. Kuptohet ajo punë hasmërie është, përderisa e kanë djegur”, thonë fqinjët.
