Categories Bota

Në ankth për jetën/ Vajza saudite nuk pranon të kthehet në familje

Një 18 vjeçare saudite, e cila ka ikur nga familja nga frika për jetën e saj është mbyllur në dhomën e hotelit në aeroportin e Bangkok. Zyrtarët tajlandezë të imigracionit shprehen se duan ta kthejnë Rahaf Mohammed al-Qunun pranë familjës së saj, por ajo nuk pranon. Vajza, mendon se nëse kthehet në vendin e saj të lindjes, familja e saj do ta  vrasë “Vëllezërit dhe familja ime dhe ambasada e Arabisë Saudite do të më presin mua në Kuvajt. Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, familja ime kërcënon të më vrasë për gjërat më të parëndësishme”, është shprehur vajza.

Në lidhje me rastin kanë reaguar edhe grupe të të drejtave të njeriut përfshirë Human Rights Watch kanë shprehur shqetësime të mëdha për mirëqenien e Mohammed al-Qunun. “Ajo ka mbyllur veten në dhomë dhe thotë se nuk do të largohet” derisa ajo të lejohet të takohet me agjensinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë azil, tha zëvendësdrejtori i Human Rights Watch, Phil Robertson në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME