Ndërkohë që Shqipëria po kalon orë të vështira pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi vendin, solidariteti mes shqiptarëve vijon të jetë i lartë.Një i dënuar me një vit burg për ndërtim pa leje ka vënë në dispozicion hotelin për 8 familje të prekura nga tërmeti. Mësohet se i burgosuri po vuan dënimin në burgun e Rrogozhinës për një ndërtim pa leje në fshatin Kërpicë në Gramsh.Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Xhebexhiu që kërkon të ndihmojë personat e dëmtuar nga tërmeti dhe vë në dispozicion hotelin për të cilin është dënuar për ndërtim pa leje.Në këtë hotel mund të strehohen 8 familje në kushte të mira thotë ai. “Nuk mund të duroj dot kur shoh familje që janë të pastreha. Hotelin e lë në dispozicion afatgjatë”, – thotë ai.
Për personat që janë të interesuar vihet në dispozicion ky numër telefoni +355682323321 i avokatit të të dënuarit, i cili do t’i sistemojë në këtë hotel.
