Pasojat e tërmetit të orëve të para të ditës së marta kanë sensibilizuar njerëz ngado. Një burrë i moshuar nga Medvegja, në një intervistë dhënë për mediat Kosovare tregon mes lotësh se ka vetëm 10 euro e se ata do i dhurojë për banorët e prekur nga tërmeti i Durrësit.
Siç shihet në këtë video të bërë virale, plaku qan për gjithë pasojat e tërmetit të fuqishëm dhe shprehet se dëshiron të ndihmojë Shqipërinë për këtë tragjedi të ndodhur.
