Categories Lajme

Në Bejrut gjenden edhe 20 kontejnerë tjerë me kimikate, njëri po rrjedh

Ekspertët kimikë dhe zjarrfikësit po punojnë për të siguruar të paktën 20 kontejnerë, të rrezikshëm potencialisht me kimikate në portin e shkatërruar të Bejrutit.

Një anëtar i ekipit francez zbuloi se njëri prej kontejnerëve aktualisht është duke rrjedhur. “Ekspertët kimikë francezë dhe italianë deri më tani kanë identifikuar më shumë se 20 kontejnerë me kimikate të rrezikshme”, tha eksperti francez, Anthony. “Ne kemi vërejtur kontejnerë me një etiketë të rrezikut kimik dhe më pas kemi parë njërën prej rrjedhjeve të kontejnerëve,” shpjegoi ai për Associated Press.

Ekspertët janë duke punuar me zjarrfikësit libanezë për të siguruar të gjitha kontejnerët dhe për të analizuar përmbajtjen e tyre, ndersa zyrtarët libanezë nuk kanë komentuar mbi rreziqet e mundshme kimike në port. “Ekzistojnë gjithashtu lëngje të tjera të ndezshme në kontejnerë të tjerë. Ka bateri dhe lloje të tjera të produkteve që mund të rrisin rrezikun e një shpërthimi të mundshëm”, tha Anthony. Një shpërthim të martën e kaluar vrau të paktën 160 njerëz dhe plagosi rreth 6.000.

Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr që shpërtheu rezervat e pasigurta të 2,750 nitrat amoniumi që kanë qëndruar në port që nga viti 2013, pavarësisht paralajmërimeve të shumta për rrezikun. Ekspertët kimikë janë pjesë e një ekipi francez që arritën në Liban për të ndihmuar në kërkimin e kufomave të të vdekurve, të kujdesen për të plagosurit dhe të pastrojnë qytetin pas shpërthimit. Përveç kësaj, 50 oficerë policie francezë janë gjithashtu në Bejrut për të përcaktuar se çfarë ndodhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME