Categories Showbiz

“Në biznes është ai shefi, në shtëpi jam unë”, Rudina Dembacaj flet për bashkëjetesën me Mark Frrokun

Rudina Dembacaj dhe lidhja e saj me Mark Frrokun ka marrë vëmendjen e gjithë publikut. Vetëm pak ditë më parë aktorja postoi për herë të parë në krahët e ish-deputetit. “E di që e donit të gjithë, por e kam për vete… ekskluzive. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, shkroi ajo përkrah fotove ku shfaqej për herë të parë në krah të të dashurit të ri.

Prej kohësh çifti drejton së bashku edhe një restorant. “Cormeum” është restoranti që është hapur prej pak kohësh, në ish-kompleksin që Mark Frroku kishte. Mesa duket, ky angazhim i ri i çiftit i ka afruar më shumë, duke njohur njëri-tjetrin edhe në biznes. Duke ndarë copëza të bisedës me partnerin e saj në “WhatsApp”, Rudina ka zbuluar mes batutave se shefja është ajo. Në një porosi që Marku i jep asaj lidhur me punën, Rudina duket se i bindet, kur i thotë “ti je bosi”, por pastaj “kthen mendje” duke i thënë se ajo është bosi. Përgjigja e ish-deputeti? “Të dua”.

Mesa duket, çifti edhe në bisedat për punë nuk lë rast pa i shfaqur dashurinë njëri-tjetrit. Por nisur nga “ndarja e territoreve” që pamë në këtë bisedë në “WhatsApp”, na lindi kurioziteti për të marrë vesh se kush është bosi i vërtetë mes çiftit. E pyetur nga “Gazeta Shqiptare” se cili ishte bosi në biznes dhe bosi në shtëpi, Rudina duket se nuk është menduar gjatë për përgjigjen. “Në biznes është Marku bosi, ndërsa në shtëpi jam unë”, është përgjigjur Dembacaj. Më tej, Rudina nuk ka pranuar të flasë rreth planeve që ka në të ardhmen me ish-deputetin, duke lënë gjithçka një surprizë.

Mesa duket çifti tashmë ka bërë një hap më tej, duke nisur jetesën së bashku duke vendosur kështu edhe “rregullat e para”. Duke qenë një nga lidhjet më të përfolura për momentin, çdo detaj nga ky çift përbën lajm. Ndaj dhe aktorja është përpjekur që të publikojë rrallë foto, të cilat menjëherë kanë zënë hapësirën kryesore në media. Vetëm pak ditë më parë moderatorja e “Mos i Fol Shoferit” shpërndau një foto romantike ku shfaqej së bashku me të dashurin e ri me pushime në Itali. Mes angazhimeve në televizion, në teatër, tashmë edhe si sipërmarrëse, ajo ka gjetur kohë të shijojë disa ditë larg syrit të kureshtarëve dhe punëve të zakonshme vetëm në krahët e dashurisë së saj, Mark Frrokut. E tashmë që kjo lidhje është konfirmuar dhe çifti ka pranuar publikisht dashurinë e madhe që është mes tyre, mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i radhës i këtij çifti të zbuluar rishtazi./Bluetooth/Gazeta Shqiptare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME