Categories Lajme

Në burg grabitësi serial…Mekaniku dhe bojaxhiu që vinte nga Shkodra për të vjedhur në Tiranë

Vinte nga Malësia e Madhe për të grabitur zyra këmbimi, agjenci kreditimi dhe dyqane celularësh nën kërcënimin e armës, mbetet në qeli 27-vjeçari Ergys Bercaj.

Para gjykatës ai ka rrëfyer mekanizmin e grabitjeve duke treguar dhe se armën e fshihte pranë banesës, ndërsa ka pranuar autorësinë e tre goditjeve që ka bërë në kryeqytet.

Ndërsa është shprehur se grabiste për të jetuar për shkak se ishte i papunë dhe pa asnjë të ardhur.

Për çdo grabitje ai zgjidhte një uniformë të ndryshme ndërsa e fundit e kryer në agjenci kreditimi me një shifër prej 150 mijë lekësh, Brecaj ishte veshur me kominoshe si bojaxhi dhe mbante në kokë një kapele.

Janë pamjet e kamerave të sigurisë që bindën policinë se autori i grabitjeve në kryeqytet nën kërcënimin e armës në intervale çdo dy javë ishte 27-vjecari Ergys Bercaj.

Bercaj u prangos të premten pasdite nga policia e komisariatit numër dy në Tiranë ndërsa prej disa ditësh mbahej në vëzhgim.

Oficerëve të policisë ai u ka treguar edhe armën, ndërsa tashmë është nën akuzë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje me armë e dhunë kryer më shumë se një herë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME