Categories Lajme

Në burg për vdekjen e shokut, lirohet 29-vjeçari që fshehu viktimën e overdozës

Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të një të riu, i cili për një kohë të gjatë u hetua për vdekjen nga mbidoza të shokut të tij.

Mariglen Isufi, mosha 29 vjeç, ishte arrestuar nga policia në prill të këtij viti mbasi shoku i tij Ilir Marku, përdorues heroine, u gjet i pajetë në një bunker në zonën e Kodër Kamzës.

Pasi u procedua për shkaktim vetëvrasjeje dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës 29-vjeçari u la i lirë pasi përfunduan afatet e paraburgimit. Ai pranoi se e njihte prej kohësh viktimën, pasi të dy ishin përdorues droge.

Ditën e ngjarjes, Iliri me telefonoi nga një numër tjetër, pranoi i akuzuari në gjykatë, dhe më pyeti nëse kisha para për të blerë drogë. Dy të rinjtë i blenë dozat e heroinës në zonën e Laprakës dhe sipas rrëfimit të të akuzuarit ata e injektuan drogën në një fushë.

Kur i dyshuari kuptoi se shoku kishte ndërruar jetë, i akuzuari pranoi se e zbuloi një bunker në një distancë prej 30 metrash. E mbajta në shpinë dhe të nesërmen u ktheva në bunker me shpresën se ai ishte gjallë dhe nga kjo gjendje e rënduar emocionale nuk i tregova askujt, as policisë dhe as të afërmeve të tij, kujtoi përdoruesi tjetër.

Për këto veprime, ndaj tij u hap çështje penale pasi trupi i viktimës u gjet pas kërkimeve të familjarëve, kurse shoku i tij u zbulua nga numri i telefonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME