Categories Lifestyle

Në çfarë moshe arrini pjekurinë e vërtetë?

Mosha kur të gjithë presin që ju të jeni të pjekur është 18 vjeç, mirëpo kjo nuk është mosha e saktë e pjekurisë. Sapo të arrini moshën 18 vjeç, të gjithë do të kërkojnë nga ju që të tregoheni të pjekur dhe matur si një i rritur i vërtetë. Por kjo nuk është aq e lehtë, sepse njerëzit nuk piqen plotësisht deri kur të arrijnë të 30-at e tyre, thonë shkencëtarët që studiojnë trurin e njeriut.

Shumica e shteteve e shohin moshën 18 vjeç si arsye që ju të filloni zyrtarisht jetën e një të rrituri, dhe ju jeni të detyruar që të mos zhgënjeni familjen dhe rrethin.  Shkencëtarët që studiojnë trurin thonë se njerëzit arrijnë pjekurinë më mosha të ndryshme. Personat 18 vjeç janë akoma duke përjetuar ndryshime në trurin e tyre, që mund të shkaktojnë ndryshime në sjelljen e tyre, ose edhe zhvillimin e sëmundjeve mendore.

Profesori Peter Jones nga Universiteti i Kembrixh, thotë: “Çfarë ne po themi është se të pasurit një deficion se kur kaloni nga fëmijë në të rritur është absurde, është një tranzacion që kalon në tre dekada të tëra e jo në një moshë të caktuar”. Kur arrini moshën 18 vjeçare, ju keni të drejtë të votoni, blini alkool, merrni kredi dhe do të trajtoheni si një i rritur nëse keni probleme me policinë.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Jones beson se një gjykatës me përvojë do të dijë të bëjë dallimin mes një krimineli 19 vjeç që mund të ketë kryer vepër penale nga papjekuria, dhe një krimineli të gdhendur 40 vjeç. Ai thotë se nuk ka një nivel ku kaloni nga fëmijëria në pjekuri, por ajo ndodhë ngadalë, ndër vite me rradhë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME