Categories Lajme

Në check-in me pasaportë turke, tek avioni me të BE-së… zbardhet skema e klandestinëve për të shkuar në Europë nga Rinasi

Policia e Rinasit godet në më pak se një javë 10 tentativa për kalim kufiri drejt BE-s me dokumente të falsifikuara. Sipas referimeve të bëra në prokurorinë e Tiranës rezulton se kryesisht shtetas turq të cilët vijnë nga Kosova me pasaporta të rregullta turke përdorin Rinasin si tranzit, por me pasaporta të falsifikuara të vendeve të BE-s.

Hetuesit sqaruan se këta shtetas paraqiten me pasaportat e tyre turke të rregullta bëjnë check-in dhe teksa presin në dalje nisjen e avionëve, ndryshojnë destinacione duke dalë në linjat europiane, por këtë herë duke vënë në lojë pasaportën e falsifikuar.

Kanë qenë agjentët e komisariatit Rinas të cilët kanë zbuluar këtë skemë të kalimit të paligjshëm të kufirit ndërsa janë arrestuar 4 shtetas turq dhe disa shqiptarë si pjesë e skemës.

Ndërkohë ka pasur edhe raste të arrestimeve në flagrancë me viza kanadeze të falsifikuara si dhe pasaporta rumune e franceze false.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME