Categories Lajme

Në cilat raste duhet marrë doza e tretë të vaksinës? Mjeku i njohur prezanton të dhënat e fundit

Teksa ende vendi ynë përballet me pandeminë e koronavirusit, epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka rikujtuar qytetarët disa këshilla se kur ata duhet ta bëjnë dozën e tretë të vaksinës.

Alimehmeti ka publikuar në faqen e tij zyrtare të dhënat e fundit shkencore në lidhje me marrjen apo jo të kësaj doze.

Postimi i plotë:  “Nuk të jepet kurrë një shans i dytë për të dhënë përshtypjen e parë.”

Cit.: Will Rogers

Miqtë, më poshtë do të hedhim pak dritë mbi disa prej pyetjeve tuaja mbi dozën e tretë të vaksinës.

Së pari, nëse e ke kaluar sëmundjen përpara apo pas dy dozave të vaksinës, nuk ka nevojë për dozë të tretë. (e kemi shtjelluar gjerë e gjatë sa i fortë dhe i qëndrueshëm është imuniteti natyror)

Së dyti, një numër shumë i vogël personash që e kanë kaluar (p.sh. me transplante apo sëmundje të rënda imunitare) mund të kenë nevojë të bëjnë gjithsesi dozën e tretë pasi sistemi i tyre imunitar është i dobët.

Së treti, doza e tretë duket se është e rëndësishme për t’u bërë në moshat më të mëdha (le të themi >55 vjeç), ndërsa te moshat më të reja vetëm nëse janë persona të sëmurë apo që dëshirojnë ta bëjnë për arsyet e tyre personale.

Së katërti, vaksina që duhet përdorur për dozë të tretë, nëse nevojitet, është Pfizer (ose Moderna atje ku është e disponueshme)

Pyetja më lokale në Shqipëri është:

 Nëse jam vaksinuar me CoronaVac (dy doza), çfarë duhet të bëj për dozën e tretë?

Që ditët e para, përshtypja e parë ishte e qartë:

“CoronaVac kishte njëkohësisht edhe efikasitetin më të ulët edhe efektet anësore më të pakëta në krahasim me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca”

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi një efikasitet 51% kur i dha autorizimin e emergjencës, por gjithashtu OBSH-ja na la dopio gjashtën në dorë për moshat >60 vjeç, duke deklaruar se:

 “…OBSH u ka rekomanduar shteteve që përdorin CoronaVac që të bëjnë vlerësimet e tyre në moshat më të mëdha, për shkak se të dhënat e disponueshme vlerësoheshin të pamjaftueshme”.

Një artikull me peshë madhore u botua nga institucionet e Qipros Veriore (e njohur si Qipro turke) në Lancet Microbe më datë 09 Shkurt 2022.

Siç e dimë, Shqipëria e ka strategjinë e vaksinimit shumë të ngjashme me Turqinë dhe, rrjedhimisht, me Qipron Veriore. Për këtë arsye ky artikull na vërteton qartë atë çka kishim vlerësuar më parë.

Studiuesit kanë hulumtuar përgjigjen e antitrupave të dhënë nga Pfizer, AstraZeneca dhe CoronaVac pas dy dozave të para dhe pas dozën së tretë Pfizer apo CoronaVac.

 Rezultatet ishin krejt të pritshme.

Edhe pse grupi i vaksinuar me Pfizer ishte më i moshuar dhe me më shumë meshkuj se sa grupi me CoronaVac (Tabela 1), niveli më i lartë i antitrupave u arrit nga:

Pfizer, i ndjekur nga

AstraZeneca, dhe në fund

CoronaVac.

 Pas 3 muajve nga doza e dytë:

100% e të vaksinuarve me Pfizer kishin antitrupa (seropozitivë);

90% e të vaksinuarve me AstraZeneca kishin antitrupa (seropozitivë);

60% e të vaksinuarve me CoronaVac kishin antitrupa (seropozitivë).

Te të vaksinuarit me dy doza CoronaVac, në krahasim me nivelin e antitrupave 1 muaj pas dozës së dytë, vaksinimi me dozën e tretë pas 6 muajve prodhoi:

rritje 7.9 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte Pfizer, dhe
 rritje 2.8 fish të antitrupave nëse vaksina e tretë ishte sërish CoronaVac.

Autorët dalin në përfundimin që kemi të qartë prej kohësh:

Duke marrë parasysh nivelin e ulët të antitrupave dhe rënien e shpejtë të tyre në grupin e individëve mbi 60 vjeç të vaksinuar me CoronaVac, për të mbajtur një përgjigje më të gjatë të antitrupave në këtë grupmoshë, duhet marrë në konsideratë përdorimi i vaksinave më të fuqishme qoftë si vaksinim fillestar, qoftë si dozë përforcuese.

Shënim: ‼ Studimi është i financuar nga popullata, pasi gjërat nuk bien nga qielli (croëdfunded)!

Prof. Asc. Ilir Alimehmeti Epidemiolog Klinik Fakulteti i Mjekësisë, UMT Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME