Categories Lajme

“Në Dhërmi unë zgjoj Jorgon dhe vjen dum-dumi bën sikur mbledh plehrat”, Edi Rama nuk kursen kreun e Bashkisë së Himarës

Kryeministri Edi Rama teksa u dha mesazhin e prerë kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të marrin parasysh në buxhetin e vitit të ardhshëm të gjitha kostot që ka pastirmi i territorit e mbulojnë, ka treguar edhe një histori të tij personale në Dhërmi gjatë pushimeve verore.

Teksa e cilësoi Bashkinë e Himarës “simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”, Rama tha se këtë vit, nuk e kanë lënë të dalë për xhiro në Dhërmi që të mos përballet me mbeturinat e papastruara në zonën bregdetare.

Pjesë nga fjala e Ramës: Unë s’mund ta konceptoj dot se jam në këtë pikë dëshmitar dhe viktimë si një nga qytetarët e shumtë që në periudhën e pushimeve shkoj në Himarë, në Dhërmi më saktë.

Nuk e konceptoj dot, një pedonale ka Dhërmiu që përshkohet në këmbë.

Sikur Jorgua, Gjergji të cohej vetë në katër të mëngjesit e ta merrte vetë rrugën me një trastë në dorë i mblidhte vetë ato.

Por çohem unë më përpara se sa Jorgua, edhe shikoj mbetjet, zgjoj Jorgon nga gjumi dhe pastaj vjen një dum dum një makineri që nuk e di cfarë vit prodhimi është e bën sikur mbledh plehrat.

Këto janë skena të jetuara në vetë të parë dhe duke qenë se po përgatiteshim për këtë plan më kanë bërë që këtë vit unë mos dal fare vetëm e vetëm që mos përballem me këtë situatë që i thotë të gjitha.

Duke qenë se jeni zgjedhur s’mund dot të bëja transferim të Pjerinit në Himare e të coja Jorgon në Lezhë se e para nuk lejohet e dyta puna është të kemi dy si Pjerini jo dy si Jorgua. Të mobilizohemi bashkarisht se ky është turp i përbashkët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME