Categories Lajme

Në dhomën e çiftit që u gjet i helmuar: Dyshimet e policisë për tragjedinë 5 ditë pas dasmës

Nuk janë hequr ende zbukurimet e dasmës së pesë ditëve më parë. Madje Rezarta nuk kishte hapur ende pajën e sjellë nga shtëpia e saj për tek shtëpia e bashkëshortit, por tashmë familja Hajdari duhet të përballet me tragjedinë.Çifti Olsian dhe Rezarta Hajdari u gjetën të helmuar nga nëna e familjes mëngjesin e sotëm në dhomën e tyre pasi ajo e hapi me forcë, ndërkohë që ata nuk i ishin përgjigjur më parë thirrjeve nga jashtë.Familja Hajdari jeton në një shtëpi njëkatëshe në fshatin Xhyrë të Librazhdit.Gjithçka ka mbetur sic familja u ngrit rrëmujshëm mëngjesin e sotëm. Në dhomën e ciftit nuk është prekur asgjë, kurse familjarët ndodhen të gjitë të shpërndarë disa në Elbasan pranë Olsit dhe të tjerë duke përgatitur ceremoninë mortore të Rezartës.Çifti dyshohet se u vetëhelmua, megjithatë është policia që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së Rezartës dhe të gjendjes shëndetësore të rëndë të Olsianit. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME