Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta nuk ka vonuar dekretimin e ministrit të ri të qeverisë Rama. Emri i Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin.
Më parë, Presindenca kishte njoftuar se nuk do të vononte asnjë sekond dekretin për Ahmetajn në detyrën e ministrit të Shtetit për Rindërtimin nisur nga situata e krijuar.
Ministria e Ahmetajt do të menaxhojë fondet për rindërtimin e Thumanës dhe zonave të prekura nga tërmeti. /abcnews.al

