Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Thumanën i shoqëruar nga hoxhë, Elvis Naçi i cili përmes fondacionit “Firdeus” ka mbledhur fonde për të familjet e dëmtuara nga termeti. Ata janë përshkuar në këmbë rrugë të fshatit, duke parë banesat e dëmtuara dhe duke folur me banorët.
Gjatë bashkëbisedimit me Ramën, Naçi tha se janë mbledhur 7 milionë euro vetëm për zonën e Thumanës. “Kanë qenë donatorë të vegjël, por me mijëra”, tha ai.
Sakaq banorë të shumtë e ndalin në rrugë, Naçin për ti shprehur hallin, por ai ka premtuar se në ditët në vijim do të hapë një zyrë të posaçme dhe do ti shqyrtojë një e nga një familjet që janë më në nevojë për banesë.
Po kështu edhe Rama tha se bashkë me Elvis Naçin do punojmë për ta rindërtuar Thumanën, me shtëpi të reja, shkolla, qender shendetesore, etj.
