Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Pogradecit. Një automjet mësohet se ka aksidentuar një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvervaskë. I plagosuri mësohet se është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Pogradecit Aktualisht në vendngjarje ndodhet policia që po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë që nuk ka ende informacione lidhur mbi identitetin e personit të aksidentuar.
Categories
Lajme
Në gjendje të rëndë/ Po kalonte rrugën, makina përplas këmbësorin
