Categories Sport

Turneu i bamirësisë/ Karagunis: Qëllimi ynë sot u arrit, më pëlqeu stadiumi i ri

Jorgos Karagunis ishte një nga lojtarët më të mirë dhe më të njohur nga yjet e Greqisë, të cilët luajtën ditën e sotme, në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti. Në finale ishin Greqia dhe Italia, me ndeshjen që u fitua nga këta të fundit. Pas përfundimit të ndeshjes, ishte pikërisht Karagunis, i cili për mikrofonin e “Supersport” u shpreh se është i lumtur që luajti në këtë ndeshje, ku të ardhurat e mbledhura shkojnë për bamirësi.

“Erdhëm në Shqipëri për një ndeshje bamirësie dhe mendoj se qëllimi ynë u arrit. Më shumë se gjithçka më ka pëlqyer fakti se Shqipëria ka bërë shumë ndryshime për mirë. Mu bë shumë qejfi që pashë shumë njerëz këtu, ku të ardhurat do të shkojnë për bamirësi. Gjithashtu më pëlqeu shumë edhe stadiumi i ri që keni ndërtuar, bravo Shqipërisë për këtë.”, u shpreh Karagunis.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME