Categories Lajme

Në gjimnazin “Mustafa Qemal Ataturk” në kuadër të muajt të letërsisë, kishin organizuar një konkurs me fokus letërsinë

Sot një ditë e veçantë për gjimnazin “MQA”,i cili drejtohet nga z.SOKOL GJIKAJ ! Vjen në shkollën “MQA” , zv.MINISTRE E ARSIMIT ,znj .NINA GUGA ,në aktivitetin përmbyllës , për MUAJIN E LETËRSISË, i cili filloi në 1 tetor dhe përfundoi sot me sukses ,i oganizuar nga mësuesit e letërsisë .Të pranishëm DREJTORE E ARSIMIT ,në VLORË znj.ALMA BAKIU , drejtori i shkollës z.SOKOL GJIKAJ ,mësuesit e letërsisë dhe nxënës të klasave të ndryshme ,të apasionuar pas letërsisë.

Në kushtet që ka kushtëzuar covid 19 , në distancë dhe me maska, nxënësit fitues morën certifikata dhe libra dhuratë. Ata performuan dhe njëherë punët e tyre plot pasion. Zv.MINISTRE E ARSIMIT ,znj NINA GUGA në fjalën e saj ,pasi përshëndeti dhe falenderoi punën e bërë nga drejtoria e shkollës dhe mësuesit e letërsisë ,me nxënësit dhe përzgjedhjen e talenteve të reja , vuri theksin në punën me librin dhe në misionin e mësuesit ,në përqasjen e talenteve. Aktiviteti ishte i larmishëm dhe mjaft edukativ.

Së bashku me Znj. Alma Bakiu, drejtoreshën e ZVA Vlorë   vizitoj gjimnazin “Mustafa Qemal Ataturk” dhe shkollën 9-vjeçare “Zenel Murra” Vlorë. Në gjimnazin “Mustafa Qemal Ataturk” në kuadër të muajt të letërsisë mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle kishin organizuar një konkurs me fokus letërsinë. E lumtur që shpërndava disa prej çmimeve në kuadër të këtij aktiviteti. Akoma më e lumtur jam për talentin dhe punën e bukur të nxënësve së kësaj shkolle Ndërsa në shkollën 9-vjeçare “Zenel Murra” përveç zbatimit të masave anti-covid shëndetit dhe mirëqënies së stafit dhe nxënësve, theks i veçantë u vendos te cilësia e mësimdhënies, e cila është parësore për dijen e nxënësve tanë.

Krenarë që brez pas brezi kjo shkolle ka ditur të nxjerë nxenës dinjitoz, një vazhdimësi që vijon edhe sot e kësaj dite… Kjo është vërtetë një ditë e shënuar për shkollën “MQA”,  duke e treguar më sëmiri emrin e mirë qe kjo shkollë ka… Për faktin se sot na nderonte me prezencën e saj edhe ZV. Ministria e Arsimit për këtë nxënësit e shkollës ndihen të privilegjuar… Një bravo e madhe nxënësve që shpalosën talentin e tyre në prani të një prej drejtueseve kryesorë të dikasterit që ka në varësi Arsimin…! Një falenderim special për kontributin dhe meritat e pamohueshme të Arkitektes që ka në dorë celsin e suksesit të kësaj shkolle mësueses së Letersisë Kela Dano, pa harruar kontributin e vyer dhe mbështetjen e pakursyer në realizim të aktiviteteve sa me bukur edhe te Drejtorit Z.Sokol Gjikaj.

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME