Categories Lajme

Në Itali hidhet një ide e re për karantinën pa efekte në ekonomi

Italia po përballet me një valë të dytë agresive të koronavirusit. Ndërsa qeveria ka vendosur disa masa që janë cilësuar si “karantinë e butë”, autoritetet janë në dilemë për strategjinë që duhet ndjekur për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor duke mbajtur njëkohësisht hapur bizneset dhe aktivitetet e tjera.

Një ide e re është hedhur nga Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare, i cili propozon karantinë të plotë për të moshuarit. Sipas ISSP, izolimi i mbi 80-vjeçarëve do të zvogëlonte vdekshmërinë direkte të virusit me 50%. Dhe nëse ky izolim do të niste që nga moshat mbi 60, në mënyrë efektive, vdekshmëria do të binte në 0,07%, rreth dhjetë herë më e ulët sesa është aktualisht.

Në analizën e Institutit për Studime Politike Ndërkombëtare thuhet se “vdekshmëria totale gjatë një viti kalendarik në Itali do të rritet me 71% pa izolim, por vetëm me 18% nëse izolohen moshat mbi 70, dhe vetëm 7% me izolimin e moshës mbi 60”. “Çdo bllokim i ri – thotë studiuesi Matteo Villa – rrezikon stabilitetin financiar dhe, me pak fjalë, të ardhmen e vendit tonë. Në të njëjtën mënyrë, është e sigurt se nuk mund të mbështetemi as në të ashtuquajturën “strategji e imunitetit të tufës”, domethënë ta lësh virusin të lirë të qarkullojë derisa të gjithë ta kenë kaluar”.

Skenari i fundit, sipas Villa-s, do të kishte një kosto shumë të lartë. Në Itali, kjo do të nënkuptonte rreth 42 milionë të infektuar dhe midis 430 000 dhe 700 000 vdekje më shumë. Për të mos përmendur presionin mbi sistemin tonë shëndetësor, që përllogaritet se, në një skenar të tillë, do t’i duhej  të përballonte në kujdesin intensiv rreth 110 000 njerëz./ Marrë nga Tema

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME