Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhjen e mjeteve me vlerë 1 mln euro në Itali, policia i arreston në Vlorë (EMRAT)

Policia e Shtetit, Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, falë bashkëpunimit të suksesshëm më partnerët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, si dhe për parandalimin e veprimtarive kriminale që mund të kryhen nga këta shtetas, në vendin tonë.

Operacioni i përbashkët u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Interpol Tiranën, Zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe Interpol Romën.

Ky operacion u zhvillua në të njëjtën kohë, në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë, si dhe u koordinua nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion.

Lokalizohen në Vlorë, kapen dhe vihen në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 2 shtetas shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike në Italinë veriore.

Sekuestrohen në Vlorë, 1 mjet ekskavator, 1 mjet kamion dhe 1 mjet lundrues gomone.

Në total gjatë këtij operacioni, në Itali dhe në Shqipëri, janë arrestuar 14 shtetas dhe për 3 shtetas të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Policisë së Shtetit me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe sigurimit të informacionit dhe shkëmbimit në kohë reale të tij, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për 2 shtetas të kërkuar ndërkombëtarisht të cilët fshiheshin në Shqipëri, pasi ishin të akuzuar për vjedhjen me dhunë të disa mjeteve motorike, në shtetin italian, vjedhje këto me dëm ekonomik me vlerë të konsiderueshme, nga shërbimet e Policisë u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Motors”.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar në Vlorë, u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht, autorë të dyshuar për vjedhjen me dhunë të 10 mjeteve motorike në Itali, konkretisht:

-E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe F. Sh., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasit E. A. dhe F. Sh. ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Torinos, me vendimin e datës 04.05.2023, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet që këta shtetas përdornin, në fshatin Babicë, u gjetën dhe u sekuestruan 1 mjet ekskavator i dyshuar i vjedhur, 1 mjet kamion, brenda të cilit është gjetur 1 mjet lundrues gomone me gjatësi rreth 13 metra, me 3 motorë (marka “Yamaha”), me fuqi 415 KF, që dyshohet se mund të përdorej për ngjarje kriminale.

Si rezultat i hetimeve të përbashkëta është gjurmuar vjedhja e 12 automjeteve me vlerë të lartë ekonomike dhe e 10 makinave të tjera për bujqësi dhe ndërtim, të cilat rezultojnë të vjedhura në veri të Italisë.

Vlera totale e mjeteve, të gjitha të destinuara për t’u tregtuar në vendet afrikane (Gambia dhe Egjipt) dhe në vendet e gadishullit ballkanik (Slloveni dhe Shqipëri), llogaritet mbi 1 milion euro. Disa nga këto mjete, konkretisht 6 automjete dhe 9 makineri operuese, janë lokalizuar dhe sekuestruar në Itali, Shqipëri, Zvicër, Slloveni, Francë dhe Belgjikë.

Suksesi i këtij operacionit është rezultat i sinergjisë perfekte ndërmjet forcave të shumta policore nga Italia, Shqipëria, Zvicra, Sllovenia, Franca dhe Belgjika dhe nga disa vende të tjera, të koordinuara nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lion, të cilët i kanë ofruar bashkëpunim të plotë Policisë italiane dhe Policisë së Shtetit, si dhe kanë garantuar shkëmbim të vazhdueshëm të informacionit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve, drejt Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME