Categories Lajme

Në kërkim nga ‘Interpol Roma’ për trafik droge, 25-vjeçari arrestohet në Lezhë

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga ‘Interpol Roma’ pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, është arrestuar sot në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin Serxhio Nikolli, 25 vjeç, banues në Shënkoll. I riu do të ekstradohet drejt Italisë.

“Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike”, njofton policia.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Terni”, vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Lezhë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, një 25-vjeçar, i akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, gjatë operacionit të koduar “Terni”, kanë kapur në qytetin e Lezhës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Serxhio Nikolli., 25 vjeç, banues në Shënkoll.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi akuzohet nga Gjykata e Ternit, Itali, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME