Categories Lajme

Në kërkim për mashtrim, arrestohet në Tiranë kushëriri i Ervis Martinajt

Ndonëse Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe prokuroria dhe policia po hetojnë për të zbuluar mbi fatin e të shumëkërkuarit të drejtësisë, dje kushëri i tij është arrestuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Emiljano Nina, i cili është kapur dje nga blutë e Tiranës në rrugën e Barrikadave. Arrestimi i Ninës, është bërë i mundur pasi ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë nga policia pasi akuzohet për mashtrim.

Nina i kishte marrë makinën një personi dhe më pas nuk ia kishte kthyer më.  Raportohet se Nina nuk është një emër i panjohur për policinë pasi është një person me precedentë të mëparshëm të theksuar kriminal.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin E. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31.03.2023, kanë bërë kallëzim dy shtetas se shtetasi E. N., ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME