Categories Lajme

Në kërkim për vrasje në tentativë, 41-vjeçari ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë

Një 41-vjeçar është ekstraduar sot nga Spanja drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për Morel Kërtallin. Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

NJOFTIMI I POLICISE

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, kapet dhe ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 41-vjeçari. Disa ditë më parë u ekstradua edhe vëllai i 41-vjeçarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat vepra penale.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi M. K., 41 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi M. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin E. K., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj. Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME