Categories Showbiz

Në kërkim prej 3 ditësh, zhduket në mënyrë misterioze aktorja e njohur

Aktorja Tanya Fear, e cila është e mirënjohur për rolin e saj në “Doctor Who” ka humbur kontaktet me të gjithë. Thuhet se ajo u pa për herë të fundit në zonën e “Hollywood Bowl” të Los Angeles-it. Miqtë e saj u kanë bërë apel të gjithëve në mediat sociale në përpjekje për të gjetur aktoren.

“Mikesha jona Tanya është zhdukur. Ajo u pa për herë të fundit në zonën e LA më 9/9/21. Askush nuk e ka parë apo dëgjuar prej saj që atëherë.

Publikoni foton e saj me hashtagun #FindTanyaFear për të ndihmuar në gjetjen e saj.”, tha një shok i saj. Miku tha se ata biseduan për herë të fundit tetë ditë më parë kur diskutuan për projektet në punë. Një përdorues i Twitter, i cili tha se ishte kushëriri i aktores, shkroi:

“Ju lutemi, ju lutemi ndajeni njoftimin. Kushërira ime mungon, ajo nuk ka familje në SHBA dhe ne të gjithë jemi vërtet të shqetësuar. “ Llogaria zyrtare e fansave për “Doctor Who” gjithashtu postoi posterin e aktores duke shkruar:

“Tanya Fear që luajti Jade në” Arachnids In The UK “u zhduk më 9/9/2021”. Kujtojmë se ajo është e njohur për publikun për rolin e saj si Dr Jade McIntyre në “Doctor Who”. Tanya, e njohur edhe si Tanyaradzwa, është rritur në Londër dhe jeton në Los Angeles.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME