Categories Lajme

‘Në këto kushte nuk mund të sjell në jetë një fëmijë’, familja korçare apel për ndihmë: S’kemi lekë të blejmë as ilaçet

Familja Kollçinaku në Sheqeras të Korçës, me 4 pjesëtarë jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Shtëpia e tyre është djegur nga një pakujdesi dhe prej asaj kohe janë vendosur në ketë godinë prej secilës druhen se do të dalin shumë shpejt, pasi nuk është e tyre.  E si të mos mjaftonte, prej 6 vitesh jetojnë në terr të plotë, pa energji elektrike, pa ujë dhe të zhytur në varfëri. Spartaku, 31 vjeçar,  djali i shtëpisë na tregon se barra e familjes rëndon mbi të.

Me nënën dhe vëllanë e sëmurë, të paaftë fizikisht dhe mendërisht, ai rrëfen vështirësitë, përpjekjet për mbijetesë dhe pamundësisë për t’ia dalë mbanë.

“Të ardhurat e mia janë vetëm kempi i vëllait. 105 mijë që merr ky nuk dalin për asgjë. Nuk dalin për veten e tij njëherë.  Pa drita, pa ujë prej 6 vitesh. Vërtitemi me të keq. Mbledhim lule e nxjerrim 4-5 mijë lek të vjetra në ditë.  As ilaçet e këtyre nuk i marr dot. Prej tre muajsh i kam lënë pa ilaçe.  Unë kërkoj të më shpëtojnë nga kjo gjendje. Të kaloj nga stresi nga këto kushte”, u shpreh ai.

Bashkëshortja e tij, 28 vjeçe tregon se nuk mundet me të jetojë në këto kushte. Jeta e vështirë dhe kushtet ekstreme aspak të përshtatshme i kanë privuar dhe ndjenjën e bukur të mëmësisë. Jeta për të është bërë thuajse e pamundur.

“Pa drita, pa ujë, pa asgjë. Kishim edhe një dhomë, por ai që ka shtëpinë na e mbylli dhe na la vetëm një dhomë të vogël.  Sa vjen çdo gjë po shkatërrohet. Me zor të madh po jetojmë këtu. Nuk di çfarë të bëj më përpara e për kë të kujdesëm më përpara.  Dua sistemimin e kunatit dhe vjehrrës që ajo jetë që ju ka ngelur të shohin dy ditë të bardha. Mos të rrinë këtu. Janë të sëmurë dhe nuk  i kuptojnë gjërat. Do të jenë më mirë atje. Do më lehtësonte edhe mua që edhe unë do të krijoj një familje, të kem një fëmijë në krahë që të më thirre nënë. Nuk mundem të krijoj familje këtu, nuk mund të bëhem dot nënë”, u shpreh 

Mes skamjes dhe pamundësisë, çifti kërkon strehimin e nënës dhe vëllait në një qendër sociale, çka do iu krijonte më tepër mundësi për të filluar një jetë normale nga e para.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME