Categories Lajme

‘Shuan’ ëndrrën amerikane! Veprimi që bëri shqiptari fitues i lotarisë i rrezikon 3 vite burg

Një 41-vjeçar shqiptar nuk ka mundur të shijojë ëndrrën amerikane, edhe pse fitoi lotarinë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agron Selmani, u arrestua ditën e djeshme nga forcat “Shqiponja” në Tiranë, kur sapo doli nga ambasada amerikane në kryeqytet ku ishte paraqitur për intervistën për të marrë vizën.

Ishte Shërbimi Diplomatik i Sigurisë DSS që zbuloi se mes dokumenteve që kishte dorëzuar për të marrë vizën përmes lotarisë, Selmani kishte edhe një diplomë të shkollës së mesme “Jordan Misja” në Shkodër. Diploma rezultoi të ishte false, pasi 41-vjeçari nuk kishte qenë asnjëherë në këtë shkollë.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar se dëftesën e pjekurisë të shkollës së mesme e ka të falsifikuar pasi nuk ka përfunduar arsimin e mesëm.

Shërbimi Diplomatik i Sigurisë është degë policore e Departamentit Amerikan dhe është përgjegjës për hetimin e të gjitha aplikimeve për pasaporta e viza. Falsifikimi e mashtrimi me vizat konsiderohet një krim i rëndë në SHBA, dhe që parashikohet gjithashtu si vepër penale edhe në Kodin Penal shqiptar.

41-vjeçari rrezikon dënimin deri në tre vjet burgim për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME