Një nënë me trurin e vdekur ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Prej gati 3 muajsh, ajo mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave në mënyrë që të çonte shtatzëninë deri në fund.
Gruaja u mbajt e gjallë në Spitalin Universitar Brno në Çeki dhe solli në jetë vajzën nëpërmjet lindjes cezariane. Ajo ishte 34 javëshe kur foshnja lindi. Spitali nuk dha detaje mbi shëndetin e foshnjës por televizioni publik shtetëror raportoi se vajza është me babain e saj.
Nëna 27-vjeçare pësoi një hemorragji të trurit kur ishte vetëm disa javëshe shtatzënë. Që nga ajo kohë mjekët e mbajtën në jetë nëpërmjet aparaturave derisa fëmijë u zhvillua aq sa duhej për të lindur.
