Categories Politike

“Në krye të “KÇK” është Edi Rama”- Endrit Braimllari: Ministri më i paaftë në historinë e Shqipërisë nuk mund të luftojë krimin

Duke reaguar për prezantimin e njësisë në kuadër të paketës anti-KÇK, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, thekson se në krye të KÇK është vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa ministrin e Brendshëm e konsideron si më të paaftin në historinë e Shqipërisë.

Sipas tij, një ministër i tillë nuk mund të luftojë krimin, ndërsa shton se me një drejtësi të pavarur, KÇK-ja duhet të hetohet nga SPAK dhe jo policia.

Reagimi i plotë:

Prezantohet me te madhe ne opinionin publik njësia speciale kunder “KÇK” njesoj siç prezantohej vite me para “Policia që duam”.

Atëherë flitej per zbatim ligji, per luften kunder krimit te organizuar njesoj si tani, vetëm me një ndryshim ne emertim.

“Policia qe duam” perfundoi e tera ne rrjetin e përgjimeve te partnereve, ku drejtues te larte policie me suportin e drejtpërdrejtë të qeverise jo vetëm bënin trafik droge por edhe numëronin ne terren rrënjët e hashashit.

Policia qe duam sherbente per te arrestuar qytetare te pafajshem, te varfer dhe nga ana tjeter drejtuesit e policise vazhdonin me bekimin e qeverise, trafikun e droges per te mbushur Europen me drog dhe krim duke e vendos Shqiperine lajmin kryesor ne Europe.

Sot “KÇK” nuk ka ndonje ndryshim se ne krye te “KÇK” eshte Edi Rama, eshte po ai qe shkaterroi vendin, eshte po ai qe urdheroi kanabizimin e vendit, forcoi grupet kriminale dhe e zhyti vendin ne pasiguri dhe krim.

Nuk mundet “KÇK” e Sandrit, ne ate kohe keshilltar i sigurise ne Kryeministri sot Ministri me i paafte ne historin e Shqiperise, te luftoj krimin.

Te gjithe: Kryeministri, Ministra, Kryetar Bashkie jane pjese e “KÇK” qe ne nje drejtesi te pavarur duhet te hetohen nga SPAK dhe jo nga struktura speciale e Edi Rames.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME