Categories Lajme

Në mars hynë nga Italia rreth 4800 italianë, si ndikoi mbyllja e kufijve tek lëvizja e shtetasve

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në muajin mars kanë hyrë në territorin shqiptar të paktën 4793 shtetas italianë. Në këtë muaj, situata në vendin fqinj ishte bërë problematike si vatra e dytë më e vështirë e koronavirusit pas Kinës në botë, teksa edhe në vendin tonë u shfaqën njëra-pas tjetrës rastet e para nga data 9 mars. Kuptohet që hyrjet i takojnë 10 ditëshit të parë të marsit, pasi më pas pati kufizime të fluturimeve dhe me pas edhe të udhëtimit në rrugë detare apo rrugore.

Në total sipas INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin mars 2020, janë 272.514.

“Krahasuar me Mars 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,8 %. Në Mars 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 95.321. Krahasuar me Mars 2019, ky numër ka rënë me 66,4 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë tre muajve të parë 2020 është 573.723, duke rënë me 17,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Në Mars 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA, krahasuar me Mars 2019.

Përgjatë tre muajve të parë 2020, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Anglia ka pasur rritjen më të madhe me 27,0 % ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur SHBA me 36,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga vendi, gjatë muajit Mars 2020, janë 284.929 duke shënuarvnjë rënie me 60,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2020, janë 175.627. Krahasuar me Mars 2019, ky numër ka rënë 60,5 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2020, janë 109.302, krahasuar me Mars 2019, ka pësuar rënie me 61,5 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë përgjatë tre muajve të parë 2020, ështëv1.100.290 duke rënë 12,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, nënvizon INSTAT. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME