Categories Lajme

Nis Ramazani, kreu i KMSH-së: Ndihmoni familjet në nevojë (VIDEO)

Sot është dita e parë e Muajit të Ramazanit. Në mbarë botën, besimtarët kanë uruar nisjen e muajit të shenjtë, pasi këtë vit agjërimi do bëhet në një atmosferë ndryshe. Sipas kalendarit mysliman, agjërimi do të zgjasë një muaj dhe quhet muaji i shenjtë ose muaji i sakrificës. Besimtarët myslimanë do të festojnë krejt ndryshe sivjet muajin e shenjtë të Ramazanit. Këtij Ramazani do t’i mungojnë edhe iftaret që bënin bashkë besimtarët. Ndaj Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, u ka bërë thirrje besimtarëve që të ndihmojnë familjet që janë në nevojë. “Në situatën ku më shumë se kurrë nevojitet solidariteti ndër-njerëzor, gjej mundësinë t’ju bëj thirrje të gjithë besimtarëve por jo vetëm, ti bashkohen nismës tashmë traditë të KMSH “Dhuro një Iftar”, shkruan ndër të tjera në një postim në Facebook.

Mesazhi Të nderuar besimtarë! Sot është fillimi i muajit të shenjtë të Ramazanit, i kësaj feste të madhe për të gjithë myslimanët dhe myslimanet dhe falënderimi i takon Allahut xh.sh që na e bëri të mundur ta arrinim këtë muaj të bekuar! Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i mirësisë, zbritjes së Kur’anit Famëlartë, muaji i pastërtisë shpirtërore, tolerancës, faljes, durimit, mëshirës dhe solidaritetit. Allahu i Madhëruar na urdhëron në Kuranin Famëlartë: “Ska dyshim se ato që japin sadaka dhë që janë të sinqertë me Allahun, atyre ju shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh” po ashtu edhe Profeti i fundit, Muhamedi a.s na porosit se “Kush ndihmon dikë për ta lehtësuar nga një vuajtje, edhe Allahu e ndihmon atë në ditën e Gjykimit”.

Në situatën ku më shumë se kurrë nevojitet solidariteti ndër-njerëzor, gjej mundësinë t’ju bëj thirrje të gjithë besimtarëve por jo vetëm, ti bashkohen nismës tashmë traditë të KMSH “Dhuro një Iftar”. Me këtë nismë synohet që tu gjendemi pranë në këtë muaj të bekuar personave që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen dhe përkrahjen tonë. Në kushtet kur organizimi i iftareve të përbashkëta për familjet në nevojë është i pamundur, këto iftare do të kthehen në pako ushqimore për këto familje. Këto pako nuk do ç’rrënjosin ndoshta varfërinë, por padyshim do e lehtësojnë gjendjen e asaj familje, e të lehtësosh është këshillë e fesë tonë dhe bamirësia është shtyllë e saj. Te nderuar besimtarë! Një ndër detyrimet kryesore që feja jonë na ngarkon për të mirën tonë, familjes dhe shoqërisë e më gjerë është zekati dhe sadakaja e fitrit. Muaji i Ramazanit është muaji i shpërblimeve të shumëfishta, muaji ku veprat tona të zakonshme Zoti me mëshirën e tije u jep vlerë të jashtëzakonshme. Prandaj të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë dhe përmbushin detyrimet e tyre fetare, le ta shfrytëzojnë ketë mundësi dhe ketë kohë të bekuar. Bamirësia nuk të varfëron e shpërblimi tek Zoti është i garantuar, sepse Ai, nuk e then kurrë premtimin e Vet. Më lejoni t’ju uroj edhe njëherë ta gëzoni këtë muaj të bekuar, t’ju uroj shëndet në familjet tuaja dhe agjërim të lehtë e të pranuar. Le të bëhemi bashkë që t’ia lehtësojmë vështirësitë dikujt, që Allahu i madhëruar të na i lehtësoj ato ne. Ashtu siç na këshillon feja jonë, uroj që paqja dhe bekimi të jetë mbi familjet tuaja e mbi tërë njerëzimin!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME