Categories Lajme

Në mes të detit i vetëm për 95 ditë, historia e pabesueshme e peshkatarit që s’e humbi kurrë shpresën

Një peshkatar peruan, Máximo Napa Castro, u shpëtua pas 95 ditësh i humbur në det. Ai u gjet nga një patrullë ekuadoriane 1,126 kilometra larg bregut të Perusë, pas më shumë se tre muajsh duke lundruar pa ujë të pijshëm dhe duke u ushqyer me çfarë i ofronte oqeani.

Napa Castro, i njohur si “Gatón”, tha për CNN se besimi në Zot dhe dëshira për të parë familjen e tij e mbajtën gjallë. Ai mbijetoi duke ngrënë peshq, zogj, insekte dhe madje edhe një breshkë për të pirë gjakun e saj. “I fola Zotit për shumë ditë, i tregova se sa e rëndësishme ishte familja ime”, u shpreh ai.

Peshkatari kishte nisur udhëtimin e tij më 10 dhjetor nga Marcona, Peru, por një defekt në motor dhe rrymat e forta e larguan nga bregu. Pa radio dhe asnjë mjet komunikimi, ai mbeti i izoluar në oqean. Në një moment, ai humbi shpresën dhe mendoi të dorëzohej, por u vetë-motivua duke i thënë vetes: “Ti mundesh, Gatón!”.

Për shkak të ekspozimit të vazhdueshëm në diell dhe ujërat e kripura, trupi i tij u mbush me plagë. Pinte ujë shiu kur kishte mundësi, ndërsa në rastet e tjera ishte i detyruar të pinte urinën e tij. “Ishte e tmerrshme, por nuk kisha zgjidhje tjetër”, rrëfeu ai.

Më 14 mars, ai dëgjoi një zë nga një helikopter shpëtimi që thërriste: “Gatón!”. Ishte momenti kur e kuptoi se kishte shpëtuar. Pas 95 ditësh ankthi dhe mbijetese, ai e sheh jetën me një kuptim të ri. “Dua ta tregoj historinë time në gjithë botën, që njerëzit të besojnë dhe të japin më shumë dashuri në këtë jetë”, përfundoi ai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U kap me mbi 8 kg kanabis në makinë dhe armë pa leje, arrestohet 56-vjeçari

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”, duke arrestuar një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfitoi nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu i Bolonjës 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Një i burgosur shqiptar, 34 vjeç, i identifikuar si Fatbardh Mneraj, është arratisur nga burgu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 7.8 ton mish pule me salmonelë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Hoxhën pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndryshimi i orës si ndikon te njerëzit, studimet zbulojnë çfarë ndodh me shëndetin fizik dhe mendor

Në orët e para të së dielës, 30 mars, u ndërrua ora. Në orën 02:00,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fiter Bajrami, fjala e Kreut të KMSH-së: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, ku njeriu matet me atë çfarë ka dhe jo atë çfarë është

Sot është Fitër Bajrami. Besimtarët myslimanë shqiptarë ashtu si në gjithë botën falën Namazin në…

LEXO ME SHUME