Categories Lajme

Në mes të Vlorës me pis.toletë në brez, ar.restohet fieraku

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia pasi qarkullonte me armë zjarri mes qytetit bregdetar të Vlorës. Pas operacionit, policia sekuestroi një pistoletë dhe katër fishekë.

Njoftimi i policisë: Finalizohet operacioni i koduar “Blic” Qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, vihet në pranga 35-vjeçari. Në vijim të punës intensive për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, strukturat e Policisë së Vlorës në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet, menjëherë organizuan punën në grup dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Blic”. Si rezultat i këtij operacioni, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë kapja e menjëhershme e tij në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë. Gjatë kontrolli fizik 35-vjeçarit i sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 4 fishekë. Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimit arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. Xh., 35 vjeç, banues në Fier. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME