Categories Lajme

Raporti i Komisionit të Venecias, Meta publikon sot qëndrimin e tij

Burime nga Presidenca bëjnë të ditur se sot do të bëhet publik qëndrimi i Presidencës për draft-raportin e përgatitur nga pesë reporterët e Komisionit të Venecias. Gjithashtu Presidenca do bëjë publike edhe pyetjet e Metës drejtuar Komisionit të Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.

Presidenti nuk shkarkohet – Komisioni i Venecias në draft-opinionin paraprak dërguar Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, konstatoi se Meta i tejkaloi kompetencat e tij duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Por pavarësisht kësaj tha se shkeljet nga Presidenti nuk ishin aq të rënda sa të kërkohej shkarkimi i tij.

Në draft-opinion u tërhoq edhe vëmendja se dekreti për 30 qershorin u publikua në Fletoren Zyrtare, ndërsa ai i datës 13 tetor nuk u kthye në një akt ligjor.Madje u nënvizua se asnjë nga palët nuk kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese dekretet e Presidentit.

Në opinionin paraprak prej 19 faqesh që ju dërgua Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni rekomandoi që nga Komisioni të merren parasysh një sërë faktorësh duke përfshirë edhe thirrje të vazhdueshme të Presidentit Meta për dialog mes palëve.Komisioni gjithashtu theksoi se pavarësisht anulimit të datës së zgjedhjeve, Presidenti nuk synoi ti shtynte ato pambarimisht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME