Categories Kuriozitete

Në muzeun e Instagramit të gjithë janë një “fenomen”

Vizitorët kanë treguar një interes të madh për “Smile Safari”, që është muzeu më i madh i Instagramit në Evropë dhe i pari në Belgjikë.

Muzeu, i hapur në qendrën e panaireve Tour & Taxis në Bruksel, do të presë vizitorët deri në fund të muajit nëntor duke ofruar momente argëtuese për të gjithë vizitorët që kanë telefona të mençur. Brenda tij ndodhen dhoma që janë rregulluar në mënyra të ndryshme për përdoruesit e Instagramit të cilët dëshirojnë të pozojnë në dhomat me drita, duke bërë sërf mbi copën e picës apo duke dalë nga torta e ditëlindjes.

Ndërsa për vizitorë që duan të veshin kostume të stileve të ndryshme në hyrje të “Smile Safari” ndodhen edhe kabina të posaçme.

Organizatori i aktivitetit, Hannes Coudenys tha se kjo ide lindi derisa shëtiste në SHBA dhe vendosi të hapë një të ngjashëm edhe në Belgjikë. Ndërkohë vizitorët e kanë cilësuar muzeun  si “Parajsa e Instagramit”. Vlerësohet se në të gjithë botën ka rreth 3.5 miliardë përdorues të mediave sociale. Kjo shifër është e barabartë me rreth 45 për qind të popullsisë së botës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME