Në prag të ndrrimit të motmoteve, Flori Mumajesi ka befasuar fansat e tij me një këngë argëtuese. Fansat nuk e kanë pritur këtë surpriz nga FLori , ndaj janë befasuar shumë tu shprehur edhe pafund komente.
“Versioni i kërcyeshëm i ‘Plas’. Në ditën e fundit të këtij viti menduam t’ju dhurojmë diçka me energji pozitive, duke lënë pas gjithçka jo të mirë që ka lënë 2019, e duke ju uruar një vit plot shëndet në çdo familje. Volum, kërceni, kënaquni, gëzoni”, ka shkruar Mumajesi krah videos së këngës më të fundit e cila duket se është një bashkëpunim me Brunon, Klajdi Harunin dhe Andreas Kamperi.
