Categories Lajme

Në Papër të Elbasanit prodhohet qumështi i gomaricës, 50 euro litri

Qumështi i gomaricës është një nga kurat e fundit alternative që shqiptarët po provojnë teksa vazhdon e përhapet pandemia e Covidit-19. Në fshatin Papër, një fermë për mirërritjen e gomaricave po vëren shtim të interesit për këtë qumësht, për shkak të vetive shëruese që pretendohen që nga lashtësia.

Riza Kikia: Trajton rrugët e frymëmarrje, rigjeneron dhe pastron mushkëritë, ndihmon në heqjen e kollës, në heqjen e alergjive apo të bronshitit apo te astmës dhe ka një rritje të imunitetit. Ka grupmosha të ndryshme që besojnë se qumështi i gomaricës lufton koronavirusin duke forcuar organizmin.

Klea Ymeri (studente) Kam ardhur në fermë për të ndihmuar prindërit e mi pasi ata sapo kanë kaluar Covidin dhe krahas ilaçeve që ata do përdorin kam menduar që një kurë tjetër shumë e mirë për procesin e frymëmarrjes, e cila është e vështirë është dhe qumështi i gomaricës

Ferma elbasanase është një nga dy të vetmet në Shqipëri që rrit gomaricat vetëm për qumështin, duke u kursyer atyre shfrytëzimin si kafshë ngarkese. Xheje Karaj(fermere):Nuk duhet që ti rrish me egërsi, me shkop, me të bërtitur por duhet ta përkëdhelësh pastaj dhe mjelja.

Një litër qumësht gomarice kushton 50 euro dhe përdoret edhe për qëllime kozmetike. Regina Beqiri (farmaciste) : Dihet për efektshmërinë e tij në bukur. Kleopatra ka përdorur vaskat me qumësht gomarice për trajtimin e lëkurës së saj. Gjatë muajve të krizës pandemike, kërkesë në rritje për qumështin e gomaricës u raportua edhe në vende të tjera europiane, por autoritetet thanë se ndërsa dieta e shëndetshme është e rëndësishme, nuk ka një ushqim apo suplement që mbron personat nga koronavirusi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME