Categories Lajme

“Në rast moszbatimi do jemi të detyruar të…”- Ministria e Jashtme thirrje gazetarëve: Dorëzoni pasaportat e shërbimit

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe gazetarëve, që të dorëzojnë pranë këtij institucioni pasaportat diplomatike. Në njoftimin për shtyp kërkohet që gazetarët që janë pajisur me pasaporta shërbimit të vlefshme, duhet t’i dorëzojnë ato pranë MEPJ-së, në të kundërt Ministria e Jashtme do të jetë e detyuar të marrë masa, duke i nxjerr ato të pavlefshme.

“Kërkesë drejtuar mediave për dorëzimin e pasaportave të vlefshme biometrike të shërbimit që posedojnë punonjësit e tyre

Në bazë të VKM nr. 389, datë 12.06. 2019,  «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », njoftojmë punonjësit e mediave në vend, të cilët janë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të vlefshme, të kryejnë menjëherë dorëzimin e tyre, në përputhje me VKM e sipërcituar.

Në rast moszbatimi të udhëzimit për dorëzim, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të jetë e detyruar që, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 12.06.2019 «Për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatike dhe asaj të shërbimit », pika 5, 6 dhe 7, t’i nxjerrë të pavlefshme këto pasaporta.

Dorëzimi i dokumentit do të kryhet pranë MEPJ, në Drejtorinë e Çështjeve Konsullore, me qëllim që të vijohet me procedurën e brendshme”- thuhet në njoftimin e MEPJ.

Ministria-e-maili

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME