Categories Lajme

Turqia do të blejë më shumë raketa nga Rusia

Rusia dhe Turqia po punojnë për një kontratë të re të shitblerjes së sistemeve raketore ruse S-400, raporton agjencia e lajmeve Interfax. Moska shpreson të nënshkruajë një marrëveshje për të furnizuar Turqinë me më shumë sisteme S-400, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar më 23 tetor, eksportuesi shtetëror rus i armëve, Rosoboronexport. Uashingtoni e ka pezulluar Ankaranë nga programi i aeroplanëve luftarak F-35, në të cilin Turqia ishte një prodhues dhe blerës.

Zyrtarët ushtarakë të SHBA-së dhe NATO-s kanë kundërshtuar prej kohësh blerjen e sistemit të Rusisë nga Turqia, duke thënë se nuk ishte në përputhje me sistemet ushtarake të aleancës dhe do të rrezikonte avionët e rinj F-35 të përdorura nga Perëndimi. Një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit ka paralajmëruar sanksione kundër aleatëve amerikanë, Turqisë dhe Egjiptit, për marrëveshjet ushtarake që këto vende kanë lidhur me Rusinë. /REL/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME