Categories Lajme

“Në resortin ‘Golden’ janë përgjuar ministra, deputetë…”! Gazetarja Lala bën deklaratën e fortë: Janë 10 mijë përgjime

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se në resortin “Golden”, në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.

“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.

“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës. Ky është personi që ka financuar lëndën, pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla dhe ai i thotë ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prek mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha më tej gazetarja.

Ndërkohë për të kërkuarin Gentian Doçi, që njihet dhe si biznesmen, gazetari Artan Hoxha tha: Këta nuk janë ngatërruar asnjë herë në pazare politike. Të gjithë i dinin në Shkodër, por nuk ngatërroheshin me politikën. Ndaj kanë mbijetuar kaq shumë./ Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME