Categories Lajme

Vrasja e Jak Prengës/ I vëllai mendoi se ia vodhi kokainën një anglezi, kush është “i penduari” që bashkëpunon me Policinë (Zbulohen detaje)

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë lajmin se njëri nga pesë të arrestuarit për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës ka pranuar që të bashkëpunojnë me Policinë. Megjithatë ajo bën me dije se ai ende nuk ka pranuar që të tregojë se ku e kanë fshehur trupin e 49-vjeçarit.

Më tej ajo ka shtuar se vëllai i Jakut e dinte se droga që kishte marrë i përkiste një grupi aq të rrezikshëm dhe aq më pak shqiptar.

“Nuk është ndonjë peshk i madh vëllai. Ai mendonte se kishte vjedhur britanikun, nuk e dinte se kishte marrë drogën e shqiptarëve. Ata e kanë marrë dhe i kanë thënë siç i themi ne nga veriu: o ma gjej o ma ke! Njëri nga të arrestuarit ka pranuar të bashkëpunojë por nuk ka treguar akoma se ku është fshehur kufoma,”-tha Lala.

Rrëmbimi i Prengësu zbardh nga Policia e Shtetit 3 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë shtatë orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.opinion

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME