Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për të qenë opinioniste e Big Brother Vip Albania mendoi se ishte tallje, ndërsa shtoi se ‘ftesa ishte me shumë drita, si një parajsë’.

Më tej u shpreh se shoqëria dhe familja i kishin thënë që ta pranonte ftesën ‘për të parë një Monikë ndryshe’. Kryemadhi vlerësoi ambientin gjatë spektaklit, ndërsa shtoi se nuk e kishte menduar pozitivitetin me të cilën rrethohet në skenë.

“Vetëm ‘make up’ që më lodh shumë, për ta hequr. Ja këtu i kam krehur flokët vetë. Kur erdhi propozimi mendoja se po tallej i thashë, ‘ik mos u tall me mua’. Më kishin kërkuar për ‘Goca dhe Gra’ dhe thashë ‘nuk vij’. Më vonë erdhën më takuan, patjetër që ishte pak si ‘shock’, një njeri që ka maune mbi kurriz, ndërkohë që në disa dilema të një udhëkryqi. Më erdhi një propozim, kalimi nga një skenë errët e politikës në një skenë me shumë drita, si një parajsë. Mendova se ishte testim. Në fakt ishte një realitet i vërtetë, ishte një mundësi për mua.

Të gjithë më thanë ‘patjetër duhet të shkosh sepse njerëzit duhet të shohin një Monikë ndryshe’. Ambienti në të cilin më krijon Ledioni me Arbrin është i jashtëzakonshëm. Nuk e kam menduar atë pozitivitet që kanë krijuar. Respekti që ata ta japin mua më ka munguar gjithë jetën time, një respekt s’ma kanë dhënë bashkëpunëtorët në politikë. Në politikë s’më kanë thënë as faleminderit.”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ajo la modelingun për t’u bërë murgeshë, historia e Camila Rodriguez përçan rrjetet sociale

Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Showbiz

Ja si funksionon mashtrimi online që “shpall të pa jetë” VIP-at shqiptarë për përfitim financiar

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi online po përdor lajme të rreme për vdekjen ose arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti i BBV është dhunuar para hyrjes nga ky reper (Video)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i…

LEXO ME SHUME