Categories Lajme

Në shitje për 1 milion paund banesa “më e hollë” e Londrës

Apartamenti pesëkatësh më i veçantë i Londrës ka dalë në shitje për rreth 1 milion paund. Godina në perëndim të kryeqytetit britanik dallohet që nga fasada e jashtme. Por tipari vërtet dallues nuk është ngjyra e saj blu, por brendësia dhe dimensionet. “Shtëpia është e veçantë ngaqë është unike. Në Londër nuk ka shtëpi tjetër që të jetë 1 metër e 60 cm e gjerë në pikën më të ngushtë, dhe me kaq individualitet, me kaq historik. Është pak si magjia e Londrës.”

Hapësira e banimit në pallat sa vjen e ngushtohet me ngjitjen e kateve, duke përfunduar edhe me një kopsht në majën e vet. Devid Majers, agjenti që po përpiqet ta shesë banesën, pranon se bukurinë e saj nuk para e vlerësojnë të gjithë; më shumë e pëlqejnë ata me një lloj shijeje prej artisti. “E vërteta është se në këtë hapësirë mund të jetojnë një numër i kufizuar njerëzish. Dhe prej situatës së tanishme me kovidin, nuk kemi edhe aq blerës.”

Çmimi mesatar i apartamenteve në Britani është 250 mijë paund. Ndërkohë banesa e veçantë është dyfishuar në vlerë në 15 vite dhe tani llogaritet në 950 mijë paund. Ndër blerësit e saj ka qenë një aktor i njohur britanik, Sajmon Uds, dhe fotografi i modës, Jurgen Teler.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME