Categories Lajme

Në Shqipëri ende asnjë vendim, Vuçiç gati të rihapë kufijtë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po mendohet të rihapë nga data 1 qershor kufijtë me të gjitha vendet e Ballkanit, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë. “Marrëveshja e ndërsjelltë për të lehtësuar kufizimet për kalimin e kufijve është një nga elementët kryesorë për stimulimin e ekonomisë, veçanërisht në fushën e turizmit,” tha Vuçiç në një konferencë video me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë, Bullgarisë, Rumanisë , Kroacisë dhe Sllovenisë, shkruajnë mediat serbe.

Më parë të martën, Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha që Serbia planifikon të rihapë kufijtë e saj për qytetarët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut më 1 qershor. Në një kohë kur vendet e rajonit janë hedhur në “sulm” për të tërhequr sa më shumë turistë dhe për t’i dhënë shtysë ekonomisë pas goditjes së rëndë nga pandemia e koronavirusit, Shqipëria ende s’ka asnjë datë për hapjen e vendit.

Zyrtarë të qeverisë shqiptare kanë njoftuar shpesh herë se kanë gati planin për turizimin, si sektori i vetëm që mund të ndihmojë menjëherë në rimëkëmbjen ekonomike, por mesa duket ende s’kanë asnjë plan për hapjen e kufirit me Kosovën dhe vendet e tjera. /newsbomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME