Categories Lajme

Në Shqipëri lindin më shumë djem se vajza

8 djem më shumë se vajzat në çdo 100 lindje. Ky është raporti që karakterizon Shqipërinë të paktën për 2017-n, në të cilën të dhënat e OBSH e lidhin me abortin selektiv për shkak të gjinisë. Por mjekët e kundërshtojnë këtë fakt duke shtuar se nuk ka statistika që ta vërtetojnë, ndërsa sociologët e konsiderojnë këtë abort si një krim ndaj shoqërisë. Në Shqipëri lindin më shumë djem se sa vajza.

Raporti gjinor i lindjeve në vendin tonë është venë në pah në një raport me të dhënat e OBSH, përpunuar nga Our World, në të cilin vihet re se për vitin vitin 2017 kishte 108 djem të lindur për çdo 100 bebe vajza. Këto të dhëna sipas raportit lidhen së tepërmi edhe me abortin selektiv. Por, mjekët thonë se ky mbetet një hamendësim, pasi ende nuk ka statistika mbi abortin që përzgjedh gjininë.

Mjeke: Aborti selektiv, pra që është një abort pas javës së 12, do të thotë që është mbi limitin e lejuar për tu bërë një ndërprerje e shtatzënisë në rrugë ligjore realisht është i supozuar, por pak i faktuar. Do të thotë që nëse ekziston si i tillë nuk bëhet brenda institucioneve ku ana ligjore është e kontrolluar. Megjithatë, sociologët thonë se aborti selektiv është një krim që i bëhet shoqërisë.

Socialog: Aborti selektiv është për eliminimin e fetuseve femërore. Kjo ka bërë që në shoqërinë shqiptare sot të kemi prishje të ekuilibrave mes meshkujve dhe femrave. Kjo është një problem i gjerë social. Në raport me vendet e rajonit, por edhe në Europë, Shqipëria ka një raport më të lartë. Kështu Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina ka një raport prej 106 djem të lindur për çdo 100 vajza të lindura. Ndërsa në Maqedoni dhe Serbi, ky raport përllogaritet 105 djem të lindur për çdo 100 vajza./java

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi/ 41-vjeçari akuzohet se abuzoi me vajzën e bashkëshortes, detaje

Një ngjarje tronditëse ka tronditur komunitetet e Almiros, Magnesias dhe Tyrnavos në Greqi, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat e larta mbërthejnë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME