Categories Politike

“Në Shqipëri nuk ka oligarkë”/ Ka të pasur, që paguajnë më shumë taksa

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në Shqipëri nuk ka oligarkë dhe ky term përdoret në mënyrë të gabuar, përsëritet pa pushim për të krijuar një ide të gabuar lidhur me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur nga hiçi pas ardhjes sonë në qeveri, por kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe që me ardhjen tonë në qeveri paguajnë më shumë taksa për shtetin shqiptar”.

“Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme të them të drejtën është hapësirë e lirë diskutimi, qasjesh, pozicionesh dhe unë i mbetem asaj që kam thënë, jo sepse e kam thënë unë, por sepse e besoj edhe sot siç e kam besuar që në ditën e parë. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzionin”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur. “Oligarkë nuk janë ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët, por janë ata që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjet e qeverisë apo parlamentin dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre”, tha Rama. Ai theksoi se “nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe nga qasja jonë në raport me interesat e vendit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME