Categories Lajme

“Në Shqipëri përdoren antibiotikët me kile”, profesori shqiptar në Spanjë kritikon trajtimin e Covidit: Ja si i kam kuruar njerëzit e mi

Profesor Kita Sallbanda në departamentin e neurokirurgjisë në Madrid ka kritikuar trajtimin me antibiotikë në Shqipëri duke thënë se ka raste që mund të trajtohen vetëm me paracetamol dhe ibuprofen. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, u shpreh se aktualisht në Spanjë, trajtimi në mënyrë private kushton 900 euro, por pjesa më e madhe e ilaçeve rimbursohen nga shteti.

Kam vënë re që në Shqipëri, i supertrajtojnë njerëzit. Kam njerëzit e mi që i kam trajtuar me paracetamol dhe ibuprofen. Kam parë skemat e mjekimit që i kanë mbushur me antibiotikë dhe antiviralë që nuk kanë asnjë efekt. Tani përdorim antibiotikët me kile që nuk është e nevojshme.

Në Spanjë, trajtimi shkon në 900 euro privatisht me të gjitha kushtet e trajtimit. Pjesën më të madhe të ilaçeve i marrim nëpërmjet rimbursimit të shtetit, pra kosto reale është shumë më e vogël”, tha Sallabanda.

Më pas përmendi rastin e një familjari që është aktualisht me Covid në vendin tonë dhe i kanë dhënë një recetë të thjeshtë me vetëm tre ilace, pa antibiotikë.

Kam një njeriun tim sot të sëmurë dhe i kanë dhënë një recetë të thjeshtë trajtimi që i kam thënë atë duhet të bësh: ka paracetamol, vitamin D, vitamin C. Sipas kushteve mund të vihen gjëra të tjera por nuk mund të bëjmë trajtim kaq agresiv sa në Shqipëri”, shtoi Sallabanda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME