Categories Lajme

“Në shtëpinë e tij është morti i hapur, takova familjarët!”/ Artan Hoxha i bindur se Ervis Martinaj është ekzekutuar

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt, që tashmë është kthyer në një telenovelë me shumë seri, për shkak të informacioneve dhe spekulimeve të shumta në media, ndërkohë që policia nuk reagon.

Hoxha tha se ka qenë në banesën e Ervis Martinajt dhe ka takuar familjarët e tij. Ai tha se në familjen Martinaj po mbahet zi dhe është i bindur se Martinaj është ekzekutuar nga rivalët.

Hoxha tha se është i trembur nga grupet rivale të Martinajt, që tashmë kontrollojnë botën e krimit.

“Kam qenë në banesën e familjes Martinaj, kam folur me familjarët e tij. Në shtëpinë e tij është morti i hapur. Edhe ata e kanë një shpresë dhe uroj të jetë kështu, që ti ketë rrëshkitur gjithë Shqipërisë… Do ta besoja nëse nuk do të njihja armiqtë e tij!  Por duke i njohur, më trembin këta që kanë ardhur…

Kjo është ngjarje që jo vetëm ka ndodhur, por kakofoninë e madhe nuk po e bëjnë mediat. Janë mediat afër qeverisë që e kërkojën këtë gjë. Këtë gjë e mbyll me një deklarim publik siç bën me çdo ngjarje policia.

Ata kanë një hetim.

Policia nuk flet me përqindje, por meqenëse është ngjarje me sensibilitet, për mua është vija e demarkacionit të një dekade të krimit të organizuar.

Heshtja e autoriteteve ka krijuar kakofoni qëllimisht”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME