Categories Lajme

“Në shtëpinë e tij po mbahet zi”/ Cilat janë tri bandat që mund të jenë bërë bashkë për të eliminuar Vis Martinajn?

Gazetari Eni Ferhati u shpreh se ka dyshime që bandat janë bërë bashkë për të eliminuar Ervis Martinajn, duke paguar vrarë me pagesë, për të kryer eliminimin e tij.

“Dyshimet e policisë janë që tre grupe kriminale me të cilat Ervis Martinaj ka pasur konflikte, të jenë bërë bashkë, pra Klani Duka, Indrit Dokle dhe një grup kriminal në zonën e Fushë-Krujës të jenë bërë bashkë, të kenë paguar vrasës me pagesë dhe të t’i investuar ata që t’i kundërvihen në çdo formë. Gjatë dy viteve të fundit i janë vrarë shokët.

Kur të vriten shokët, është radha jote që do vihesh para këtij sulmi. Në familjen e tij po mbahet zi, deri diku”, u shpreh Ferhati në Euronews Albania.

“Si pasojë e kësaj ngjarje që pretendohet, pra rrëmbimi dhe eliminimi fizik, persona të tjerë të ketë festuar apo hapur shampanjën në Dubai”, tha ai më tej.

Ndërsa gazetari Poli Hoxha u shpreh se jeta e Ervis Martinajt ka qenë mes biznesit dhe botës së krimit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai u shpreh se Ervis Martinaj, përveç angazhimit në botën e krimit, u bë manjati i ligjshëm i kompanive të llotove.

“Pasi u mbyllën makinat e fatit ai u bë manjati më i madh i ligjshëm i kompanive të llotove të bastit. Vetëm në shtet ai paguante miliona e milion euro taksa dhe bëhej fjalë për një pasuri shumë të madhe”, u shpreh gazetari.

Ai tregoi edhe detaje nga hetimet e prokurorisë, ku u shpreh se pista kryesore është rrëmbimi dhe më pas torturimi i tij nga armiqtë.

“Ervis Martinaj nuk kishte frikë as Policinë, as prokurorinë. Kishte frikë vetëm armiqtë, merrte masa dhe filluan t’ia eliminojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë”, tha gazetari.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME