Categories Lajme

ShBA shtohen infektimet me variantin Delta

Varianti Delta aktualisht është mutacioni që po dominon në Shtetet e Bashkuara, me rreth 83% të rasteve. Ekspertët thonë se varianti më shqetëses deri më tani, Delta ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapjeje.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.

Në qytetin e Siatëllit në shtetit e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta. Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës.

Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime sevaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.

Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet.

Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të koronavirusit. Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta./VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME